Visar Ymeri: Policia ka uzurpuar zyrat e Vetëvendosjes dhe nuk lejon as kë të hyjë brenda

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se policia ka uzurpuar zyrat e Vetëvendosjes dhe nuk lejon të hyjë brenda atë,  as aktivistët e tjerë të kësaj partie. Ai ka thënë me këtë rast se  nuk do të ketë normalitet as në seancat plenare derisa të normalizohet marrëveshje për “Zajednicën” dhe demarkacionin. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Policia ka arrestuar rreth  100 aktivistë , ndërsa në mesin e tyre ka edhe të lënduar. Ndërkohë është bërë e ditur se tre aktivistë kanë mbetur të lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës për arrestimin e deputetit Albin Kurti. Është lënduar edhe ish-avokati i Popullit, veprimtari,  Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes i cili thuhet se është goditur në shpinë. Njëri nga të lënduarit ka marrë lëndime në kokë ndërsa njëri ka përjetuar atak nervor për shkak të frikës dhe të ftohtit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …