Analisti Visar Ymeri ka theksuar se presioni më i madh për krijimin e qeverisë së re duhet të ushtrohet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se kjo parti, si fituese e zgjedhjeve dhe me numrin më të madh të deputetëve, ka përgjegjësinë të tregojë qartë hapat që do të ndërmarrë. Ymeri theksoi se, pavarësisht nëse Lëvizja Vetëvendosje ka apo jo numrat për krijimin e institucioneve të reja, ajo duhet të sqarojë publikisht se si do të veprojë më tej. Ai theksoi se për të siguruar stabilitet dhe qartësi, është e domosdoshme që VV të dalë me një plan të qartë veprimi.
