Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka pritur në takim ekipin e ekspertëve të vlerësimit të zhvillimit të partive dhe të politikës nga Evropa dhe Amerika Veriore. Ky ekip i udhëhequr nga Sef Ashiagbori, këshilltar i lartë për partitë politike me seli në Uashington, është i përbërë gjithashtu nga Daniel Mitovi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Françeska Binda, eksperte për parti politike dhe për zhvillim parlamentar me më shumë se 20 vite përvojë pune. Të pranishmit shprehën interesimin e tyre mbi qëndrimet e Vetëvendosjes, aktivitetet politike në përgjithësi, dhe në veçanti për zhvillimin e politikave publike në Kuvend. Në këtë takim u bisedua me theks të veçantë edhe për qëndrimet e Lëvizjes në raport me bisedimet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, i ka njoftuar të pranishmit për rrezikun që Kosova mund të përballet me rastin e themelimit të një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë, siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …