Visar Ymeri: Pushtetit aktual nuk i ka mbetur fytyrë e as legjitimitet

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se pushtetit aktual nuk i ka mbetur as fytyrë e as legjitimitet, por opozita do ta mbrojë Kuvendin për të mos e lënë klikën e zaptuesve, Mustafa, Veseli  e Thaçi, ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. “Egërsia e Mustafës, Veselit e Thaçit, flet zëshëm për të vërtetën që e kanë kuptuar edhe ata: Këtij pushteti nuk i ka mbetur as fytyrë e as legjitimitet. Bashkë me marrëveshjet e tyre, këta e kanë humbur edhe argumentin. Krejt çfarë u ka mbetur është të shfryhen duke akuzuar, kërcënuar e nxitur aparatin shtetëror për ‘qërim hesapesh’ me opozitën. Nga skuta që po e quajnë sallë ata edhe një herë i shpërfaqën tendencat e tyre autoritare, duke kërkuar prapë më shumë polici, polici edhe më të dëgjueshme, për t’i sulmuar kundërshtarët politik, e për t’i shpërblyer bashkëpunëtorët e tyre Vuçiqin e Daçiqin. Ne do ta mbrojmë Kuvendin nga kjo klikë zaptuesish. Ne do ta mbrojmë Kuvendin e Republikës për të mos e lënë klikën e zaptuesve ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. Ne do ta mbrojmë Republikën nga ‘Zajednica’. Këtë e kemi obligim dhe e kemi përgjegjësi legjitime”, ka deklaruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …