Edi Rama ka ardhur në Kosovë për Procesin e Berlinit, dhe Albin Kurti edhe pse ishte më i zëshmi nga liderët e Ballkanit Perëndimor, për këtë Proces, nuk pranoi të takohet me të, ka thënë ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Sjellja e Albin Kurtit, përveç skandaloze është edhe fëmijërore. Sot Edi Rama ka ardhur së paku formalisht me një rol tjetër, për Procesin e Berlinit… Erdhi në Kosovë, nuk e takoi kryeministrin. Takimet nuk do të thotë se pajtohesh. Mirëpo, kryeministri i Kosovës, ka qenë më i zëshmi pro Procesit të Berlinit e kundër Ballkanit të Hapur. Tash nuk po e pret Ramën. Kë do ta pres prej Shqipërisë përpos Ramës? Visar Ymeri tha se ata që e akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë, e bëjnë për shkak se në Shqipëri nuk ka liderë opozitarë që mund ta sfidojnë atë. Albin Kurti po përdoret në mënyrë që Edi Rama të dobësohet politikisht në Shqipëri.
