Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar kundër deklaratës së Hashim Thçit i cili pretendon të emërohet kryetar i Kosovës. Në reagimin e Ymerit thuhet: Zëvendëskryeministri, që mezi pret të bëhet kryetar, ka shkruar një hartim, ku si zakonisht kërcënon opozitën, se gjoja po vepron për pushtet dhe harron që vet ai është emëruar për kryetar në të njëjtën mënyrë si personazhet e “Big Brotherit”, pasi nënshkroi një marrëveshje të turpit të ndarjes së pushtetit me aleatët e tij, Isa Mustafën dhe Listën Srpska, me të cilët krijoi qeverinë e Rashkës. Për pushtetin e Presidentit, pra për post e për pozitë, ai themeloi një qeveri në Kosovë që ka punuar vetëm për Serbinë, e kundër Kosovës si republikë e qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e Ymerit, të shpërndarë me postë elektronike nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Si frikacak i pandershëm, Hashim Thaçi nuk guxon të flasë për dështimet e qeverisë dhe të ministrisë së tij. Si mashtrues i kahmotshëm, ai edhe sot dredhon prej përgjegjësisë së vet dhe flet për protestat e opozitës, që sipas tij do të jenë të dhunshme. Janë të njëjtat gënjeshtra, që këta i thonë sa herë që duan të shtypin opozitën. Të njëjtat gënjeshtra i thanë edhe para protestës masive opozitare më 28 nëntor. Por kësaj qeverie dhe vet Thaçit po u afrohet fundi i pushtetit. Këta njerëz të stërkorruptuar, që jetojnë në luksin e vjedhur prej popullit të stërvarfëruar, nuk do të mund ta shesin Kosovën. Protesta e 9 janarit ka për të qenë madhështore dhe vendimtare. Hashim Thaçi dhe shefi i tij, Isa Mustafa, janë të ftuar të numërojnë pjesëmarrësit dhe të shkruajnë statuse, nëse s’kanë punë tjetër. Në qeveri janë kallëzuar të paaftë dhe kriminalë. Opozita, e bashkuar me qytetarët, ka për të fituar”, përfundon reagimi i Ymerit