Visar Ymeri

Visar Ymeri thotë për “Danas” se pa largimin e PDK-së nuk mund të bëhen ndryshime në Kosovë

Në një intervistë për të përditshmen beogradase, “Danas”, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri thotë se njerëzit të cilët udhëheqin koalicionin PDK-AAK-NISMA  nuk e vrasin mendjen për politika, programe e parime, por janë bashkuar për ta shpëtuar veten duke ruajtur status-quon, sikur është dialogu i Brukselit, ku Kosova është më parë temë dhe objekt sesa palë e subjekt i barabartë, është një nga aspektet e rëndësishme të status-quos. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për të filluar një rrugë të re, një rrugë që arsye të angazhimit e ka mirëqenien e qytetarëve pa dallim. “Kjo nuk mund të ndodhë duke u bashkuar me ata që e kanë krijuar këtë gjendje, ku kanë koncentruar gjithë këtë pushtet përkundër qytetarëve dhe ku kanë akumuluar gjithë këtë pasuri në Kosovën e mjeruar”, ka nënvizuar Ymeri duke rikujtuar se koalicioni PAN ka brenda PDK-në për të cilën Visar Ymeri thotë se pa heqjen e saj nuk bëhet ndryshime në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …