Visar Ymeri: LDK nën frikën e zgjedhjeve po i ndryshon qëndrimet dhe po futet në diskursin e Vetëvendosjes

Visar Ymeri thotë se PSD e përkrah taksën dhe e vlerëson si mekanizëm jashtëzakonisht të dobishëm politik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij karshi taksës prej 100% që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia. Ymeri ka thënë se PSD-ja e ka përkrahur taksën, që kur është vendosur ajo. “Si parti e kemi përkrahur taksën, sepse e kemi vlerësuar si mekanizëm jashtëzakonisht të dobishëm politik, dhe të rëndësishëm në aspektin e fuqizimit të pozitës së Republikës së Kosovës, në tavolinën e dialogut me Serbinë”, është shprehur ai. Ymeri ka vlerësuar se taksa ndaj Serbisë deri më tani ka rezultuar “e efektshme”. Deputeti i PSD-së thotë se partia e tij është e mendimit që taksa të mos pezullohet, pa garancinë se në fund të dialogut Serbia do ta njohë Kosovën si shtet. Ai ka thënë se kjo garanci duhet t’i sigurohet Kosovës nga SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, që po bëjnë thirrje që taksa ndaj Serbisë të hiqet.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …