Analisti Visar Ymeri ka kritikuar ashpër qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar atë si arrogante dhe të bazuar në kërcënime politike. Marrëveshja politike mes partive do të ishte e mundur vetëm nëse VV nuk do të vepronte nga “pozicioni i kërcënimit dhe shantazhit”. Ai kundërshtoi interpretimin e VV-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke sqaruar se ajo nuk e detyron asnjë deputet të votojë në mënyrë të caktuar. Kushtetuesja thotë që secili deputet duhet të votojë, por nuk thotë se duhet të votojë ‘për’ – mund të votojë edhe kundër,” u shpreh Ymeri. Ai gjithashtu përmendi deklaratat kontradiktore të anëtarëve të VV-së dhe partive tjera në koalicion, të cilat sipas tij po krijojnë paqartësi dhe tensione të panevojshme në një moment vendimtar për funksionalizimin e institucioneve.
