Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se Viti 2015 është karakterizuar me një dinamikë të theksuar në skenën politike dhe premton se e tillë do të jetë edhe viti 2016. Angazhimet qytetare në protestat e vitit që po lëmë pas, janë sinjale për një zgjim gjithëpopullor, zgjim ky që jep shpresë për ndryshime në skenën politike. Largimi i Qeverisë Mustafa është i domosdoshëm dhe zgjedhja e Hashim Thaçit në krye të Presidencës pasi t’i ketë përfunduar mandati presidentes, Atifete Jahjaga, do të nënkuptonte heqje dorë nga Republika e shteti, për çka uron që qytetarët e Kosovës asnjëherë të mos heqin dorë nga ky synim, ashtu siç nuk kanë hequr asnjëherë gjatë historisë ka thënë mes tjerash, Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …