Kryesuesi i Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, Visar Ymeri në një konferencë për media ka deklaruar se Zyrtarët e Telekomit ende nuk i kanë dërguar Komisionit Hetimor, gjendjen e PTK-së dokumentacionit që këto të fundit i kanë kërkuar. “Sot pas mbledhjes së radhës të Komisionit Hetimor për gjendjen e Telekomit dhe Valës kemi parashtruar kërkesat tona që i kemi parashtruar PTK-së. Ne kemi kërkuar paraqitjen e 12 kontratave, numrin e të punësuarve gjatë viteve. Asnjë prej këtyre dokumenteve nuk u është dërguar Komisionit Hetimor. Ata kanë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur këtë dokumentacion si dhe na është tërhequr vërejtja që po kërkojmë dokumente të ndjeshme. Komisioni Hetimor ka të drejtë që të hetojë se si ka ardhur deri te shkatërrimi i ndërmarrjes më fitimprurëse në vend. Ka mbulesë ligjore për punën tonë në këtë komision. Në asnjë mënyrë nuk mund ta kuptojë se si këto dokumentacione nuk janë gati.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …