Vit i mbarë për banorët e fshatit Belle të komunës së Deçanit 

Fshati Belle është njeri nder fshatrat më të vjetër të komunë së Deçanit, shtrihet në veriperëndim të Deçanit, vetëm gjashtë kilometra mbi Manastirin e Deçanit. Për ti kthyer normalitetin këtij fshati dhe për të ju mundësuar banorëve kthim në këtë fshatë kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës. I pranishëm në fillimin e punimeve ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, ekzekutivi komuna, zv.Ministresha e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra, banorë të këtij lokaliteti dhe qytetar të shumtë. Kryetari Ramosaj me këtë rast tha se: ,,Është një projekt i rëndësisë së veçantë, ka një domethënie tejet të madhe sepse po flasim për një lokalitet kulturorë e historik. Ka ardhë koha që edhe këtij fshati të ja kthejmë frymën me infrastrukturë rrugore dhe elektrifikim në mënyrë që edhe banorëve të këtij fshati të ua mundësojmë kthimin në vendbanimin  e tyre. Në konceptim zhvillimorë të komunës së Deçanit ky investim vije duke falënderuar qeverisjen Haradinaj ministrin e zhvillimit rajonal konkretisht zv.Ministren  Magbule Shkodra, e cila është angazhuar në realizimin e këtij projekti. Sot po ndihna jashtëzakonisht mirë më vet faktin se jam pikërisht afër një vendi i cili nder vite u dogj pothuajse 6 herë, banorët e këtij lokaliteti përjetuan shumë, e braktisen këtë fshat për të mos u kthyes ndervite, e ne sot po ua kthejmë mundin dhe sakrificën e tyre, po ua kthejmë shpresën e humbur duke investuar në këtë lokalitet në këtë fshat turistik i quajtur Belle. Kjo rrugë që ka nis sot do të rritë zhvillimin ekonomik, familjeve të këtij fshati do tua mundësoi kthimin, do të gjeneroi vende të reja pune po ashtu ç’do vizitori do ti krijoj kushte për banim dhe ushqime tha kryetari Ramosaj’’. Edhe Magbule Shkodra nga Ministria e zhvillimit rajonal tha se ,,kjo ministri këtë investim e bëri më qëllimin më të mirë që këto bjeshkë të bukura që i ka Deçani, çdo vizitor të ketë mundësi ti shijojë, e kjo bëhët vetëm duke krijuar infrastrukturë të mirë rrugore me projekte të tilla sikurse sot. Ne si ministri do të mundohemi që projekte e dërguara nga komuna e Deçanit në vazhdimësi  ti mbështesim në mënyrë që të zhvillojmë turizmin dhe ta zhvillojmë ekonomin në ketë komunë sepse ka potencial të mjaftueshëm tha Shkodra’’. Vlen të theksohet se realizimi i këtij projektit do të krijoi kushte për zhvillimin e turizmit lokal ati veror dhe dimëror si dhe krijimit të vendeve të reja të punës për grupmoshat e ndryshme në partneritet më Ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe Komunën e Deçanit. Sipas punëkryesit punimet për ndërtimin e kësaj rrugë mund të përfundohen brenda 36 muajve ndërsa vlera investive e këtij projekti kapë shifrën 445.368,20€, mjete këto të ndara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …