Viti 2018, nga këndvështrimi politik, filloi me premtimet për Kosovën pa viza, Kosovën me Ushtri dhe të anëtarësuar në INTERPOL. Nga këto tri qëllime kryesore, viti u përmbyll me realizimin e fillimit të transformimit të FSK-së në Ushtri. Ndërkaq liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në INTERPOL, dështuan, duke mbetur synime për të ardhmen. Po nga aspekti politik, ideja më e përfolur, por edhe më befasuese e vitit ishte ajo për ndryshimin e kufirit, si pjesë e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kurse vendimi më i përfolur i vitit, që u mor nga Qeveria e Kosovës, ishte ai për vendosjen e tarifës 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Pas tre vjetësh, plotë debate e mospajtime, Kuvendi i Kosovës më 21 mars, nën presionin e gazit lotsjellës të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të nënshkruar qysh në gusht në vitit 2015. Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës gjatë seancës së 21 marsit, kur u ratifikua Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Njeriu që dikur i printe “betejës” politike kundër demarkacionit, Ramush Haradinaj, tani ishte në postin e kryeministrit dhe ishte bindur se parregullsitë eventuale gjatë demarkimit do të mund të korrigjohen në një të ardhme dhe u pajtua me ratifikimin e Marrëveshjes, e cila besohej se do t’i hapte rrugën liberalizimit të vizave por ky proces nuk ndodhi në vitin 2018.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …