leoni

Kina

Viti 2022 pritet të sjellë edhe zhvillime të rëndësishme në historinë moderne të Kinës

Duke e konsideruar veten fituese në aspektin e menaxhimit të pandemisë së virusit korona  brenda kufijve, Kina ka shënuar fitore  të madhe gjeopolitike,  duke nënshkruar marrëveshje masive për tregti me Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2020, e cila ka dërguar mesazh të fuqishëm te administrata, e kryetarit  amerikan, Joe Biden. Viti 2021 ka rezervuar plane tjera për Pekinin. Si rezultat, ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu ka realizuar një turne në disa shtete të Evropës Qendrore në muajin tetor. Lituania, vend i vogël baltik me 2.7 milionë banorë, ka qenë po ashtu në qendër të lidhjes kinezo-evropiane. Më 2022, Kina pritet të vazhdojë synimet për të rritur ndikimin në Euroazi. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë ndihmuar në krijim të marrëdhënieve edhe më të ngrohta në mes të Kremlinit dhe Pekinit, si dhe largimi kaotik i Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, që ka rezultuar me kthim të talibanëve në pushtet, ka hapur derën për mundësi, por edhe për rreziqe në të njëjtën kohë. Viti 2022 pritet të sjellë edhe zhvillime të rëndësishme në historinë moderne të Kinës, pasi presidenti, Xi Jinping pritet t’iu japë fund mandateve dhe të udhëheqë i vetëm, pa kufizime. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …