Viti i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar me rritje të shpejt të rasteve të infektimeve me koronavirus. Kjo ka bërë që qytetarët të jenë më të gatshëm për vaksinim dhe bartjen e maskave. Mediet atje njoftojnë se vetëm javën e fundit të vitit që lam pas, janë evidentuar rreth 2 milion e 200 mijë raste të reja. Shtimi i madh i rasteve ka bërë që në disa qytete t’i ndalojnë ceremonitë për festimin e vitit të ri. Ndërkohë, autoritetet në shtete të ndryshme ju kanë bërë thirrje qytetarëve për vaksinim dhe respektimin e masave antikovid.
