Viti i ri shkollor 2017/2018 për disa shkolla të komunës së Deçanit do të nis mbarë

Viti i ri shkollor 2017/2018 do të nis mbarë për disa nga shkollat e komunës së Deçanit. Drejtoria e Arsimit në komunën e Deçanit  ka nda mjete për renovim të disa shkollave të cilat kanë qenë më se të domosdoshme për renovim.

Drejtori Komunal i Arsimit Qazim Maloku bëri të ditur se janë nda mjete në vlerë prej 10 mijë € për riparimin e Shkollës së Mesme Profesionale ,,Tafil Kasumaj” në Deçan, ku  është bërë ngjyrosja e Kornizave të dyerve, molerimi i mureve të brendshme më dy ngjyra, është siguruar inventari për SH.F.M.U ,,Lidhja e Prizrenit’’, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e sallës së re të Edukatës Fizike  në Irzniq ,,Avni Rrustemi’’ ndërsa në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Dëshmorët e Vokshit ’’ është rinovuar një aneks më dy dhoma mësimi.

Me investime të tjera do të vazhdojmë edhe në shkolla tjera tha drejtori Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …