leoni

Viti të ri shkollor 2021/22 në Kosovë fillon më 1 shtator, me prani fizike të nxënësve në shkolla

Viti të ri shkollor 2021/22 në Kosovë fillon më 1 shtator, me prani fizike të nxënësve në shkolla

Për të diskutuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, të mërkurën është mbajtur takimi i Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me drejtorët komunalë të arsimit, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Në këtë takim u konkludua se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e komunave të Kosovës dhe ministrisë në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator me prani fizike në shkollë. Ministrja Nagavci ka theksuar se është rekomanduar që ky vit shkollor të fillojë me prani fizike në shkollë. Ajo i informoi drejtorët komunalë të arsimit për përgatitjet që janë bërë nga ana e ministrisë për fillimin e vitit shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …