Vitia aktualisht me 16 raste aktive me Covid 19

Komiteti komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur takimin e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale rreth pandemisë Covid 19 në komunën e Vitisë, me ç’rast ka konstatuar se situata është nën kontroll. Kryetari i komunës së Vitisë, njëherit kryesues i këtij komiteti, Sokol Haliti, ka theksuar se situata është e menaxhueshme dhe gjithçka është nën kontroll. Rastet aktive në vazhdimësi janë në rënie, kurse rastet e shëruara po shënojnë rritje, gjë që gradualisht po rikthehet normaliteti, është shprehur kryetari Haliti. Po ashtu edhe rreth procesit mësimor, ai ka bërë të ditur se po zhvillohet mësimi sipas planit të paraparë dhe pa probleme, ndërkohë që masat parandaluese të virusit janë duke u zbatuar. Edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka rikujtuar se masat janë në fuqi dhe bartja e maskave është e obligueshme. Konkretisht, në komunën e Vitisë janë 16 raste aktive me Covid 19.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …