Vitia bëhet me autofshisë falë grantit të përformancës

Komuna e Vitisë, ka përfituar një Autofshisë dhe atë në kuadër të grantit të performancës “Për Mjedis të Pastër”. Ky grant është nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kurse projekti në fjalë mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se serish kjo komunë po shpërblehet për përformancën e mirë, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që të ju ofrojë shërbime sa më të mira qytetarëve të kësaj komune. Ndërkaq ai tha se Vitia, ka punuar shumë në fushën e mjedisit si në largimin e deponive ilegale të mbeturinave, krijimin e hapësirave gjelbëruese por edhe në vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Sipas tij ambienti i pastër mbetet një ndër prioritet e kësaj qeverisje dhe për këtë ai edhe këtë vit e ka shpallur vit të mbrojtjes së mjedisit. Kryetari Haliti duke folur për pajisjen e pranuar tha se kjo autofshisë do ti shërbej edhe më shumë komunes që të mbajnë të pastër hapësirat publike. Përndryshe sot ka filluar edhe pastrimi i hapësirave publike me këtë makinë, ku nga afër punën e saj e panë kryetari Haliti dhe Basri Aliu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

May be an image of 3 people, tractor and text

Kontrolloni gjithashtu

Mbahen homazhe përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së 87 dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac

Kryetari i Komunës të Skënderajt, z. Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, …