Vitia e shpalli qytetar nderi ish ambasadorin William Walker

Kuvendi Komunal i Vitisë, me nismën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e OSBE-së dhe diplomatin amerikan, z. William Walker. Ky titull ju dha atij në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë. Gjithashtu u bë edhe zbulimi i bustit të z. Walker dhe ju dha atij edhe çelësi i qytetit. Me këtë rast kryetari Haliti, ka folur edhe për kontributin dhe personalitetin e z. Walker. “Ambasadori William Walker është një figurë e shquar që ka lënë një ndikim thelbësor në zhvillimet dhe transformimet në Kosovë gjatë periudhës së tij të shërbimit. Me një karrierë të pasur diplomatike dhe një përkushtim të veçantë ndaj çështjeve të Ballkanit dhe të drejtave të njeriut, Ambasadori Walker ka qenë një udhëheqës i shquar dhe një ndihmës i palodhur në rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të ndërlikuar”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se një nga kontributet më të rëndësishme të Ambasadorit Walker, ishte monitorimi i ngjarjeve dhe situatës në terren duke theksuar se ai luajti një rol kyç në raportimin e objektivave për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ngjarjet e ndryshme që ndodhën gjatë kohës së luftës. Kryetari Haliti, tha se kjo ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar dhe mbështetjen për veprime konkrete për të adresuar krizën humanitare në Kosovë. Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi  ndër tjerash tha se ai ndihet i nderuar që sot drejton këtë seancë ku me nismën e kryetarit Haliti do të bëhet shpallja qytetar nderi i një njeriu siç është ambasadori William Walker. Ai shtoj se z. Walker do të mbahet mend në veçanti në rastin kur ka vizituar masakrën e Reçakut, për deklaratën tij që ka dhënë asokohe që sipas Azizit ka pasur një rëndësi të veçantë për vendin. Ai tha z. Walker vazhdoi punën e tij gjithmonë në ndihmë për Kosovën edhe pas luftës, duke thënë se ai në Kosovë kishte ardhur si ambasador i SHBA-së në misionin e OSBE-së  dhe mbeti ambasador i përjetshëm i Kosovës gjithkund. Kurse ambasadori Wiliam Walker, fillimisht tha se ai ndihet i nderuar për respektin që ju bëhet në Kosovë, duke potencuar se ai viziton Kosovën çdo vit, në veçanti Reçakun dhe kompleksin e familjes Jashari. Ai shtoi se Kosova ka arritur një progres të madh të zhvillimit në një kohë të shkurtër. Ai tha se vjen në Kosovë pasi që është i dashuruar në këtë vend, duke falënderuar të gjithë ata që e respektojnë atë. Ndërkaq, në seancë solemne nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe shefat e grupeve parlamentare të përfaqësuar në këtë Kuvend si : Ali Bajrami (LDK), Jakup Demiri (LVV) dhe Taulant Haxhiu (PDK). Në këtë seancë të gjithë këshilltarët e pranishëm ishin pro propozim vendimit për shpalljen e z. Walker qytetar nderi i Vitisë. Me këtë rast në fund të seancën kryesuesi Azizi ja dha atij  vendimin e shpalljes së qytetarë nderi kurse kryetari Haliti çelësin e qytetit. Me pas ata bënë edhe zbulimin e bustit të z. William Walker, ku  të pranishëm ishin shumë mysafir në mesin  e tyre edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

May be an image of 3 people and text

May be an image of 7 people and text that says 'KOMUNA E VITIS MUNICIPALITY OF VITI Walker R204 R20'

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …