leoni

Vitia edhe me një rrugë të re që lidhet me fshatrat Sllatinë e Epërme dhe e Ulët

Ka filluar së implementuari projekti i përmirësimit të infrastrukturës ekonomike përmes asfaltimit të rrugës Viti-Sllatinë e Ulët. Ky projekt, që parasheh rregullimin e kësaj rruge që kap një gjatësi prej 6.400 metrash, do të finalizohet në një periudhë dy vjeçare ka thënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremonin e nisjes së punimeve në rrugën “Sherif Frangu” në Viti. “Rregullimi i kësaj rruge, ka rëndësi të veçantë për faktin se ka qenë e mbyllur me dekada të tëra, kurse nevoja e qarkullimit të banorëve të këtyre fshatrave si: Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Tërstenik e Sadovinë e Çerkezëve që lidhen me Vitinë, ka qenë e madhe. Një tjetër rëndësi është edhe se tokat bujqësore kanë qenë të mbyllura mu për shkak të mungesës së rrugës, kështu që kanë mbetur të pa shfrytëzuara këto toka, ka thënë me këtë rast kryetari Haliti. Faza e parë e projektit parasheh germimin dhe hapjen e rrugës, si dhe ndërtimin e 4 urave që kap një kosto prej 248 mijë euro, ndërkaq në fazën e dytë, parashihet asfaltimi.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …