Vitia me 3 të infektuar dhe 4 të shëruar brenda 24 orëve të fundit

Përgjatë 24 orëve të fundit, situata momentale në komunën e Vitisë lidhur me Covid 19, ka qenë nën kontroll. Kryetari i komunës, njëherit kryesues i Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim Sokol Haliti, ka njoftuar se në bazë të të dhënave të raportuara zyrtare, brenda 24 orëve të fundit janë paraqitur 3 raste të reja të të infektuarve dhe 4 raste të shëruara, kështu që numri aktiv i të prekurve në komunën e Vitisë ka arrit në 21. Ai po ashtu përmendi se tani për tani ka një gjithpërfshirje të lokaliteteve të komunës së Vitisë, të prekura me Covid 19. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori rajonal i policisë nënkolonel Shaban Azizi, i cili mes tjerash njoftoi për gjendjen rajonale dhe angazhimin e policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ndërmarrjen e masave për vendosjen e maskave dhe masave tjera mbrojtëse. Nënkoloneli Azizi vlerësoi bashkëpunimin me Institucionet komunale të Vitisë, duke falënderuar për dezinfektimin e objektit të stacionit policor në Viti javën që shkoi, ndërkohë theksoi nevojën për dezinfektim edhe të veturave zyrtare të policisë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infektimeve, ngase do të ndikonte negativisht në funksionimin normal të pjesëtarëve të policisë, nëse reduktohet numri i tyre. Komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, bëri të ditur se momentalisht janë në mungesë të 10 % të numrit të policisë. Sa i përket komponentës sociale, u bë e ditur se Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim është duke intervenuar me pako ushqimore tek familjet që kanë paraqit nevojën për të ju ndihmuar. Në këtë mbledhje u apelua që të respektohen masat, të vendosen maskat, të mbahet distanca dhe të ju shmangen vendeve të frekuentuara, ku mund të ekzistoj rreziku për përhapje të infektimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …