leoni

Vitia mobilizohet për aktivitetet e 1 gushtit

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur të hënën një takim me përfaqësuesit nga Policia e Kosovës – Stacioni në Viti, drejtorët e drejtorive, kompanitë regjionale të mbeturinave dhe të ujësjellësit dhe të tjerë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi përfundimtar me rastin e shënimit të aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Mërgatës, konkretisht për ditën e martë, ku do të bëhet zbulimi i shtatores të Nënë Terezës dhe të obeliskut të Micheline Calmy-Rey si dhe mbjellja e pemës për nderë të mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të si dhe disa aktivitete të tjera.

Kryetar Haliti, potencoi se në këto ngjarje pritet të marrinë pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, komandanti i Kampit Ushtarak në Bondsteel, kolonel Ross Walker dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …