leoni

Vitia nikoqire e konferencës së kryetarëve të komunave juglindore

Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti, është nikoqir i një konference të kryetarëve të komunave juglindore që po mbahet tani në Viti, nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i. Kryetari Haliti në fjalën e tij të rastit tha se ai në cilësinë e nikoqirit ndihet i nderuar të ju shpreh mirëseardhje në Viti, konkretisht në konferencën e dytë të kryetarëve të komunave juglindore. I pari i komunës pasi që dha një letërnjoftim të shkurtë mbi këtë komunë dhe potencialin e saj foli edhe për rëndësinë e kësaj konference. “Konferenca e sotme ka për qëllim trajtimin e temës që përfshin qasjen e ujit të pijshëm dhe menaxhimin e mbeturinave, për të cilën ne veç kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, me GIZ-in gjerman, i cili është pikë hyrëse në procesin e hartimit të Planit Regjional për Menaxhimin e integruar të Mbeturinave”, u shpreh kryetari Haliti. Ai falënderoj edhe KFOR-in Amerikan për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për shoqërinë.  Gjatë këtij takimi kryetari Haliti pritet të jap edhe nga një mirënjohje për: -Komandantin e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it, kolonel Kristofer Samulskin , zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it Edi Simson dhe togeren Sara Drerup, nga Ekipa Ndërlidhëse e KFOR-it. Ndërkaq në këtë takim po marrin pjesë edhe  përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe të kompanive regjionale që ofrojnë shërbime të mbeturinave dhe të ujit të pijshëm për këtë regjion.

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …