leoni

Vitia përfituese e një projekti ku do të rregullohen dy ndërtesa të banimit social

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me zyrtarin komunal, Xhelal Musa kanë pritur sot në takim një ekip e cila do të hartoj projektin e auditimit energjetik, pasi që komuna e Vitisë është përfituese e projektit Emergjent për masat e Efiçencës së Energjisë në ndërtesat shumë banesore sociale në pronësi të komunave. Me këtë rast Xhelal Musa, i cili është po ashtu edhe zyrtar komunal  për Efiçencë të Energjisë z. Xhelal Musa tha se me këtë projekt priten të bëhen investime në dy ndërtesa në qytetin e Vitisë, konkretisht në ndërtesën e banimit social afër stacionit të autobusëve në Viti dhe të ndërtesës afër objekti të ri të administratës komunal. Sipas tij në këto objekte do të ketë izolim, vendosjen e dyerve dhe dritareve, rregullim të kulmit dhe punime të tjera duke potencuar se 90% i investimit do të jetë nga Fondi Kosovar për Efiçencë të Energjisë dhe 10% nga buxheti komunal i Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …