Në nderim të të vrarëve të fshatit Skifteraj, në ofensivën serbe të 15 prillit 1999, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i kuvendit komunal Bekim Azizi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, përfaqësues subjektet politike, stacioni policorë në Viti dhe qytetarë të fshatit Skifteraj, kanë bërë sot homazhe, te varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe tek varrezat e viktimave në periferi të fshatin Stubëll e Poshtme në vendin e quajtur. ” Therrali”. Fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, ishte cak i forcave serbe më 15 prill të vitit 1999-të. Në këtë ofensivë u vranë 6 qytetarë , si dhe mbi 17 banorë të tjerë mbetën të plagosur. Në kujtim të kësaj date, u bënë edhe homazhe në varret e të vrarëve, në memorialin e dëshmorëve të këtij në fshati si dhe është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, nga ngjarjet e 15 prillit 1999.