Vitia pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Moblitetitit të Qëndrueshëm

Në Annemasse të Francës, është mbajtur Forumi Ndërkombëtar i Moblitetit të Qëndrueshëm 2030. Në këtë forum që është organizuar nën patronatin e OKB-së krahas delegacioneve të shumta nga shtetet e ndryshme të botës, morën pjesë edhe delegacionet nga Republikat e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Qëllimi i këtij forumi ishte diskutimi i mundësive për një moblitetet të qëndrueshëm dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes njerëzve. Delegacioni i Kosovës në përbërje Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, Taulant Balaj menaxher i resurseve njerëzore në kuadër të MKRS-së, si dhe përfaqësuesit e drejtorive për urbanizëm dhe asaj për arsim të komunës së Istogut, krahas pjesëmarrjes në punimet e forumit, realizuan edhe takime të shumta me personalitete të ndryshme të shtetit të Francës si dhe komunave të ndryshme të komunave të Francës , Zvicrës, Meksikës etj. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti në një bashkëbisedim që pati me ambasadorin e Francës në OKB, Francois Rivassrau, e ka njoftuar atë me karakteristikat e komunës së Vitisë dhe kahet e zhvillimit të kësaj komune. Kurse ambasadori Rivassrau, pasi ka theksuar se ka pas rastin dy herë ta vizitoi Kosovën ka thënë se pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këto aktivitete ka rëndësi pasi ndihmon në zhvillimin e komunave të Kosovës. “Shpresoi se Kosova krahas zhvillimit shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e proceseve të integrimeve evropiane”, ka thënë ambasadori Rivassrau. Delegacioni I Kosovës në takimet që kishte me drejtues të komunave të ndryshme kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mesë komunave të Kosovës dhe Francës, Zvicrës, Meksikës, Marokut etj. Ky aktivitet I delegacioneve nga Kosova dhe Shqipëria u mundësua nga Shoqata e Miqësisë Franko –Shqiptare dhe presidenti I saj Tahir Shabani. “Si shoqatë në vazhdimësi po angazhohemi që të lobojmë për çështjen e Kosovës në gjithë mekanizmat ndërkombëtar dhe në këtë drejtim është realizuar edhe kjo vizitë në mënyrë që edhe Kosova të jetë shtet i barabartë me vendet e ndryshme të botës” ka thënë Shabani. Kurse kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Xhemail Bushati, është shprehur se ngjarjet e tilla mund të shërbejnë si një përvojë e mirë e Shqipërisë dhe Kosovës për të ndërtuar një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes veti dhe me vende tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …