Vitia po kremton Ditën e Flamurit kombëtar

Me  seancën solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë filluar në Viti aktivitetet e sotme me rastin e 28 nëntorit, 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e Ditës së Flamurit kombëtar  Kjo seancë u hap me fjalën e kryesuesit të Kuvendit, Bekim Azizi, i cili përmendi rëndësinë e kësaj dite, me ç’rast kërkoi që këto data të shërbejnë për bashkim të popullit shqiptarë që të punojnë në të mirën e vendit. ‘’ 28 nëntori është një ndër festat më të rëndësishme për popullin shqiptar, ku nëntori përherë sjellë kujtime të lavdishme për popullin shqiptar në etapa të ndryshme që nga viti 1912 e deri më sot.’’- tha Azizi. Përmes fjalimit të tij urues kushtuar kësaj dite, nënkryetari Hasan Aliu, përshëndeti të pranishmit si dhe të gjithë qytetarët e Vitisë. Në fjalën e tij ai përmendi ngjarjet historike që kanë ndodhur ndër vite, unitetin e popullit dhe rëndësinë që kombi e përmban brenda vetes. ‘’ Në këtë përvjetor, ne kujtojmë edhe  sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e kësaj toke, por edhe ata që një jetë të tërë ia kushtuan  duke punuar për të mirën e popullit dhe të atdheut. Pra, për të qenë të lirë dhe sovran. ‘’- shtoi tutje Aliu në fjalimin e tij. Ky 28 nëntor ishte i veçantë edhe për Qemajl Rexhepin, i cili për 20 vite rresht ishte kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve. Mirëpo, Rexhepi tregoi se nuk do e jetë më këtë post, duke i dorëzuar detyrën Xhevdet Ademit.  Ai përmendi se ishte nder dhe privilegj që të mbajë këtë detyrë deri më tani, por ka vendosur që këtë dorëzim të përfaqësimit, ta bëjë në këtë ditë të lavdishme. Për punën dhe kontributin e tij, Rexhepit, i’u nda edhe një mirënjohje. Pas përfundimit të seancën solemne, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, nga udhëheqës të Institucioneve komunale, subjekteve politike, organizatat e dala nga lufta, policia e Kosovës , Institucione tjera e qytetarë të shumtë. Aktivitetet tjera që janë mbajtur dhe do mbahen janë hapja e ekspozitës në Galerinë e Qytetit, nën organizimin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti. Ndërsa, aktivitetet për nderë të 28 Nëntorit kanë nisur dje me gara sportive në palestrën  shkollore ” Jonuz Zejnullahu”-Viti. Ndërkaq, me fillim nga ora 18:00, sonte do mbahet edhe koncerti festiv në Shtëpinë e kulturës ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …