leoni

Në Viti me aktivitete të shumta u kremtua dita e Pavarësisë e Republikës së Kosovës

Me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Viti po shënohet kjo ditë me aktivitete të ndryshme të cilat po organizohen nga komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast fillimisht u mbajt një seancë solemne e Kuvendit komunal që ju kushtohet kësaj dite të rëndësishme historike. Me pas përfaqësues të komunës së Vitisë, në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të subjekteve politike, policisë, shëndetësisë dhe të tjerë bënë homazhe dhe u vendosën kurore lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Aktivitetet për ndër të 17 shkurtit vazhduan me një koncert festiv në sallën e koncerteve, brenda shtëpisë së Kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

 Po ashtu në këto ambiente u bë edhe promovimi i librit “ Çamëria, dhembje kombëtare “ i autorit, Nexhmedin Bardhi.

Kontrolloni gjithashtu

Me një ceremoni rasti është pensionuar punëtori shumëvjeçar i administratës komunale të Deçanit, Gani Cacaj

Me një ceremoni rasti është pensionuar sot punëtori shumëvjeçar i administratës komunale të Deçanit Gani …