Vitia shënoi ditën botërore të pastrimit

18 Shtatori- Dita botërore e pastrimit, është shënuar edhe në komunën e Vitisë dhe atë nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sokol Haliti ku edhe ju kanë bashkangjitur edhe shumë të tjerë. Me këtë rast janë mbjellur lule në sheshin e qytetit të Vitisë “Nijazi Azemi- Komandant Mjekra”. Kryetari Haliti, potencoi se qeverisja komunale në Viti, ju ka kushtuar vazhdimisht rëndësi të veçantë mjedisit, duke pastruar hapësirat e ndryshme e duke i shndërruar shumë deponi ilegale të mbeturinave në hapësira gjelbëruese.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …