Vitia shënoi Ditën e Tokës

Me një aksion për mbjelljen e luleve në parkun e qytetit të Vitisë, Institucionet komunale të shoqëruara nga pjesëtarë të KFOR-it amerikan, policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarëve komunal, punonjësve të kompanisë së pastrimit “Eco Higjinea, Njësisë së zjarrfikësve dhe përfaqësuesve të OJQ-vë, është shënuar Dita e Tokës. Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke falënderuar gjithë mekanizmat që kanë qenë të përfshirë në projektin e aksionit për pastrim me moton “Pastro dhe ruaj”, ka theksuar se për këto tri javë, Vitia me lokalitetet e saj ka qenë e përkushtuar në pastrimin e ambientit, duke u kujdesur për qytetarët e saj që të kenë një mjedis të pastër e të shëndetshëm. Gjithashtu, tha se aksioni i këtyre ditëve ka qenë mesazh për ngritjen e përgjegjësisë, që të mbahet ambienti i pastër dhe që secili qytetarë të ndjej përgjegjësinë për ruajtjen e ambientit. Ndryshe, aksioni i sotëm me mbjelljen e luleve, ka shënuar edhe përfundimin e aksionit 22 ditor të pastrimit, ku në të gjitha fshatrat janë zhvilluar aktivitete për pastrimin e ambienteve, shesheve, rrugëve, oborreve të shkollave. Gjithashtu, janë zhvilluar aksion për pastrim edhe të varrezave ortodokëse e katolike në Binçë, Letnicë, Viti, Pozheran etj. Po për nderë të Ditës së Tokës, Klubi i çiklistëve “Korri” nga Pozherani, kanë organizuar një shtegtim me moton: “Shtegtim i vogël për dashuri të madhe ndaj Tokës”. Me këtë rast, çiklistët kanë shtegtuar në relacionin Viti-Kabash-Binçë-Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …