Vitia shënoi Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Organizuar nga kolegji “Universum” në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti dhe të tjerë kanë  vizituar aktivitetin që është duke u zhvilluar në qendër të qytetit. Me këtë rast ata kanë theksuar edhe rëndësinë e punës profesionale të infermierëve, duke ju uruar atyre edhe këtë ditë. Në kuadër të kësaj dite në qendër të qytetit, infermierët e QKMF-së dhe studentët e këtij kolegji janë duke bërë matjen e tensionit, sheqerit në gjak, si dhe nivelit të saturimit, për qytetarët të cilët kanë shprehur interesim që të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …