leoni

Vitia shton gatishmërinë pas rikthimit të Covid19-bëhet thirrje për kujdes

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë, ka shqyrtuar gjendjen aktuale epidemiologjike, pas paraqitjes së një rasti të ri me Covid19 në këtë komunë. Diagnostifikimi me Covid19 i një personi nga fshati Zhiti, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, shënon rikthimin e gjendjes, pas 40 ditësh, pa raste, në Viti. Kryetari Sokol Haliti, i cili kryeson këtë komitet tha se është rritur gatishmëria, pasi ka mundësi që të shtohen rastet, për shkak të frekuentimit të madh të qytetarëve. Ai tha se do të gjurmohen kontaktet e personit të infektuar, për të ndalë përhapjen. Sipas tij në përgjithësi në gjithë vendin nuk po ka seriozitet në respektimin e masave mbrojtëse kundër gripit, sidomos në mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave. Ai u bën thirrje qytetarëve për vetpërmbajtje dhe kujdes të shtuar, sepse kjo fazë mund të jetë më e rrezikshme, por pa bërë panik. Kryetari Haliti tha se gjendja është duke u vêzhguar me kujdes dhe po shqyrtohen masa të shtuara, për ta parandaluar përhapjen e mëtutjeshme. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se pas rikthimit të gripit, do të ndryshojnë aktivitetet, por kërkoi nga qytetarët që ta ruajnë veten dhe të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …