Arben Vitia:

Vitia: Synojmë që brenda muajit të arrijmë t’i kryejmë 500 mijë vaksina

Duke folur për planet e Ministrisë së Shëndetësisë, ministri, Arben Viti aka thënë se janë duke u bërë përpjekje që brenda muajit të arrijmë t’i kryejmë 500 mijë vaksina. Ai ka theksuar se nga 15 qershori, kur ka filluar të zbatohet ky plan, e kemi parë që pa asnjë problem, nga 2,500 deri në 3,000 që janë bërë më herët brenda dite, kemi arritur t’i vaksinojmë deri në 8,000 qytetarë brenda ditës. Ai i ka deklaruar “Televizionit 21” se në javën e ardhshme pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer, nga kontrata që kemi nënshkruar që të vijë në Republikën e Kosovës. Dhe i gjithë plani i vaksinimit do të bëhet në bazë të vaksinave që tani i kemi në stok. Kohë më parë, autoritetet e vendit tionë kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …