leoni

Vitia synon të përfshihet në pakon turistike të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të projektit “Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO),  që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në veshje, mobilje dhe sektorët e turizmit rural. Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar SIDA dhe implementohet nga Swisscontact. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për punën që është bërë në kuadër të këtij projekti dhe për punën që pritet të bëhet, në veçanti në promovimin e mundësive për turizëm në territorin e komunës së Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti,  ka potencuar se kjo komunë ka mundësi të mira për turizëm duke i përmendur disa nga to, ai shtoj se komuna ka investuar edhe në rregullimin e infrastrukturës rrugore që të bëjnë më të lehtë të qasshëm në zonat turistike. Në këtë takim u bë me dije se synohet që Vitia të jetë e përfshirë në pakon turistike dhe se shpejti pritet të bëhet edhe promovimi i mundësive për turizëm në Viti, përmes kampanjave të ndryshme. Përndryshe në këtë takim të pranishëm ishin edhe zyrtarët komunal Emrush Azemi dhe Otoneta Tahiri.

May be an image of 4 people, bureau and office

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …