leoni

Vitiasi Dion Aliu merr mirënjohje nderi nga Olimpiada e 63-të e Matematikes Ndërkombëtare – IMO 2022

Në kuadër të Olimpiadës së 63-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2022, që u mbajt në Oslo të Norvegjisë, ekipi i Kosovës ka fituar katër Mirënjohje Nderi, ku nga këta katër nxënës me më së shumti pikë (16), u vlerësua i riu vitias Dion Aliu. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka përgëzuar nxënësin Dion Aliu, për këtë sukses kaq të madh që e ka arritur në këtë olimpiadë. “Është nderë dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua si kryetar dhe për të gjithë qytetarët e Vitisë, të kem të rinj kaq të talentuar, si nxënësi Dion Aliu, që me punën e tij ka përfaqësuar jo vetëm komunën e Vitisë, por shtetin e Kosovës, në këtë garë me renome ndërkombëtare, siç është Olimpiada Matematike Ndërkombëtare. Andaj në emër timin dhe të gjithë qytetarëve e uroj Dionin për suksesin e arritur, dhe e inkurajoj që të na përfaqësoj edhe më denjësisht në garat e ardhshme”, u shpreh Haliti. Edhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e ka përgëzuar Ekipin e Kosovës për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë. Përndryshe në këtë olimpiadë, mirënjohje kanë fituar nxënësit: Dion Aliu (16 pikë), Viol Guda (12 pikë), Lum Jerliu (9 pikë) dhe Yllkë Jashari (8 pikë).

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …