Vitin e kaluar, një numër rekord prej 45 mijë e 756 emigrantësh, kaluan Kanalin Anglez, në mesin e tyre dhe 10 mijë shqiptarë

Vitin e kaluar, një numër rekord prej 45 mijë e 756 emigrantësh, kaluan Kanalin Anglez, në mesin e tyre dhe 10 mijë shqiptarë

Autoritetet e Britanisë  së Madhe kanë bërë të ditur se në  mes të 200 fëmijëve azilkërkues që rezultojnë të zhdukur, pa gjurmë, nga kampet e emigrantëve, 176 janë shqiptarë. Ai tha se 13 fëmijë që janë zhdukur janë nën moshën 16 vjeç. Ndërkohë ishte konfirmuar lajmi se disa fëmijë ishin rrëmbyer dhe ishin futur me dhunë në makina. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas është thënë nga Home Office. Ministri Marray tha se po shpreson që qeveria të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë disa  hotele për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brajton. Policia bëri të ditur se ata arrestuan dy burra të dyshuar për trafikim njerëzor pasi fëmijët që qëndronin në një hotel u panë duke u futur në makinën e tyre. Vitin e kaluar, një numër rekord prej 45,756 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez, mes tyre dhe 10 mijë shqiptarë. Vitin e kaluar, zyrtarët kishin menduar se numri i emigrantëve të paligjshëm do të shkonte në 60 mijë, por moti i keq në dy muajt e fundit të vitit ndikoi në rënien e numrit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …