Entuziazmi që shkaktoi rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, i ka lënë vend një realiteti të ri. Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës me gjasmë do të shtyhet deri në vjeshtë të këtij viti. Krejt kjo vjen si pasojë e acarimit të marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë, gjë që ka ndikuar që ky proces të shtyhet edhe për Kosovën. Pezullimi i vendimit për heqjen e vizave për Turqinë, ka bërë që të zvarritet edhe vendimi për Kosovën. Përndryshe, gjatë javës së ardhshme në Bruksel do të diskutohet vetëm për liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …