Vizita dyditore në kuadër të ofensivës diplomatike për ndryshimet kushtetuese, e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, filloi sot me takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Kjo vizitë e Escobar është pikërisht në periudhën kur procedura e ndryshimeve kushtetuese është në Kuvend, dhe kur për miratimin e nevojës së saj nevojiten 80 vota. “Uashingtoni zyrtar shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë. Në këtë drejtim, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përparuar në procesin e integrimit në BE”, thonë nga Kabineti i Presidentit Pendarovski.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …