Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e komandantit të Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq në Prishtinë, është e papranueshme dhe është një ofendim i rëndë për popullin e Kosovës. Ai ka thënë se Dikoviq, i cili në vitin 1999 ka qenë komandant i Trupave Tokësore të Serbisë, është përgjegjës për krimet e masakrat e kryera në Kosovë prej reparteve ushtarake të varura prej tij. Është akuzuar për krime lufte prej shumë organizatave humanitare në Beograd dhe kundër emërimit të tij si kryekomandant i Ushtrisë serbe janë shprehur edhe aktivistet e njohura të të drejtave të njeriut, Sonja Biserko e Natasha Kandiq. Ky akuzohet drejtpërdrejt për si pjesëmarrje dhe urdhërdhënje të masakrës së Rezallës, Çikatovës, e fshatrave tjera në Drenicë. Ky kriminel po rehabilitohet në vendin ku ai i ka kryer krimet. Kjo është një fyerje për shqiptarët, të cilët ende nuk kanë marrë drejtësi për vuajtjet e rrënimin që pësuan prej luftës. Vizitat e tilla po i rehabilitojnë figurat përgjegjëse për krime të tmerrshme gjenocidale. Bashkëpunëtorë politikë të Millosheviqit, si Aleksandar Vuçiq e si Ivica Daçiq janë rehabilituar tashmë prej qëndrimit të padrejtë që ndërkombëtarët dhe pushteti i korruptuar i Kosovës ka mbajtur ndaj tyre. Sot po ndodh edhe rehabilitimi i bashkëpunëtorëve ushtarakë të Millosheviqit”.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …