Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni bëhet me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni bëhet me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së paralajmëruar në Tetovë nuk ka kërkuar ta takojë Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, udhëheqësin e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni. Kurti sot do të pritet në Shkup nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike dhe në Tetovë nga Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune dhe i Lëvizjes Besa. Vizita e shefit të Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shihet si përpjekje për thellimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare në shtetin fqinj. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut do të realizohet me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me rastin e riemërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të një segmenti të rëndësishëm rrugor të lidhjes Prizren-Tetovë. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nga radhët e BDI-së, tha se nuk është informuar  zyrtarisht lidhur me  vizitën e Albin Kurtit, pasi nuk është duke ardhur  zyrtarisht si kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …