Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni bëhet me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

Vizita e kryeministrit Kurti, në Maqedoni, është bërë me ftesë të kryetarit të Çairit e kryetarit të Tetovës duke anashkaluar institucionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së paralajmëruar në Tetovë nuk ka kërkuar ta takojë Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, udhëheqësin e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni. Kurti sot do të pritet në Shkup nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike dhe në Tetovë nga Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune dhe i Lëvizjes Besa. Vizita e shefit të Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shihet si përpjekje për thellimin e bashkëpunimit me opozitën shqiptare në shtetin fqinj dhe jo me institucionet legjitime të shtetit ku bëjnë pjesë edhe ministrat e deputetët shqiptarë, në shumicë ata të BDI-së. Qeveria tha se vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut do të realizohet me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me rastin e riemërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi dhe inaugurimit të një segmenti të rëndësishëm rrugor të lidhjes Prizren-Tetovë. Promovimet  me emrin e Adem Demaçit, tani pas vdekjes  po i  fuqizojnë ata të cilët e dimë sa e kanë dashur dhe si ia kanë punuar  atij për të gjalli. Është turp që në një përurim të tillë nuk ftohen zyrtarët shtetërorë dhe kjo ndasi të promovohet me emrin e Adem Demaçit. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nga radhët e BDI-së, tha se nuk është informuar  zyrtarisht lidhur me  vizitën e Albin Kurtit, pasi nuk është duke ardhur  zyrtarisht si kryeministër.  Pas shpërfilljes së kryeministrit Edi Rama, tani Kurti shpërfillë edhe Ali Ahmetin Bujar Osmanin  e zyrtarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …