Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar, pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën. Këto burime konfirmojnë një raport të medias serbe që thoshte se ”Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën”. E për këtë anulim të vizitës së ministrit rus, ka reaguar edhe ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo ka thënë se “Paralajmërimi i vizitës së tij para se të sigurohen lejet e fluturimit ajror mbi shtetet në fjalë, është poshtërim për një Ministri të Jashtme ruse me eksperiencë mbi 30 vjeçare, ka thënë ajo.