Vizita e Vladimir Putinit në Slloveni po shihet si pjesë e fushatës për zbutjen e sanksioneve evropiane ndaj Moskës dhe si sinjal i përpjekjeve për të ruajtur një lloj ekuilibri në këtë kohë marrëdhëniesh të akullta mes Moskës dhe Perëndimit. Shteti anëtar i NATO-s e BE-së, njëkohësisht vendlindja e bashkëshortes së Donad Trumpit, Melania, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, edhe pse iu bashkua masave shtrënguese të bllokut kundër Moskës për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë. Ndalesën e kreut të shtetit rus, Sllovenia u përpoq ta përshkruante si “jozyrtare” e që nuk bie ndesh me politikën e sanksioneve të BE-së. Presidenti Borut Pahor shkoi deri aty sa t’u lutej partnerëve të Bashkimit Europian e të NATO-s, të mos e shohin këtë vizitë si “thikë pas shpine”. Në fund të fundit, – kujton gazeta “Delo”, Rusia vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm ekonomik i vendit jashtë BE-së. Sanksionet iu bllokuan rusëve qasjen në tregjet financiare globale e paralizuan transferimin e teknologjive kyçe. Moska u hakmor duke ndaluar shumë nga mallrat perëndimore të konsumit, lëvizje kjo që dëmtoi mjaft vende evropiane, përfshirë Slloveninë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …