Vizita e zëvendësministrit Thaçi në Itali rezulton me konkretizimin e investimeve në Kosovë

Pas dy vizitave që ka pasur zëvendësministri i Tregtisë Faton Thaçi, në Itali, për fushat e ekonomisë dhe investimeve, ka filluar hapi i parë i konkretizimit të investimeve italiane në Kosovë. Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, piriti ne takim Pierpaolo Cavaglieri, përfaqësues i kompanisë italiane “Prima Produzione Europe Di Alkekengi Physalis”, ku si rezultat i dy vizitave të realizuara me biznesmenë italianë filloi konkretizimi i investimit në Kosovë nga sipërmarrës italian. Zëvendësministri Thaçi e njoftoi me të arriturat e MTI-së, konkretisht për klimën afariste, politikat fiskale, si dhe sigurimin e investitorëve të huaj që shteti i Kosovës i ofron. Thaçi e njoftoi biznesmenin se bujqësia është identifikuar si sektor strategjik për investimet e huaja, që ndihmon në rritjen ekonomike dhe në gjenerimin e vendeve të punës. Pierpaolo Cavaglieri tha se është i kënaqur për zhvillimin e projekteve të reja në Kosovë. “Është një projekt i ri dhe i vetmi në Evropë që po mundohemi ta jetësojmë edhe në Kosovë. Ky projekt ka të bëjë me fushën e bujqësisë dhe sa i përket zhvillimit të agrokulturës, konkretisht frutit ALKEKENGI dhe ne jemi të parët në botë”, ka thënë ai. Kultivimi i këtij produkti është shumë profitabil për fermerët e Kosovës dhe për këtë ne do të sjellim fabrikën nga Italia në Kosovë për përpunimin e këtij produkti, ku fermerët e kanë të siguruar tregun e shitjes. Në fund u dakortuan që ky bashkëpunim të vazhdojë me koordinimin e aktiviteteve konkrete deri në finalizimin e projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …