Russian President Vladimir Putin (R) shakes hands with Germany's former chancellor Gerhard Schroeder at the half-time during the Russia 2018 World Cup Group A football match between Russia and Saudi Arabia at the Luzhniki Stadium in Moscow on June 14, 2018. (Photo by Alexey DRUZHININ / SPUTNIK / AFP) (Photo credit should read ALEXEY DRUZHININ/AFP via Getty Images)

Vizita në Moskë dhe deklaratat e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder kanë shkatuar reagime të ndryshme

Vizita në Moskë dhe deklaratat e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder kanë  shkaktuar reagime të ndryshme. A është ai ndërmjetës në luftën në Ukrainë, shpëtimtar i Evropës apo zëdhënës i Putinit? Pas deklaratave të ish-kancelarit Gerhard Schröder se Rusia është e gatshme për arritjen e një zgjidhjeje në luftën e Ukrainës përmes bisedimeve, pati kritika të ashpra nga Kievi. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se është “e neveritshme” kur “ish-udhëheqësit e shteteve të fuqishme me vlera evropiane punojnë për Rusinë, e cila lufton pikërisht kundër këtyre vlerave”. Nëse qeveria e Moskës do të donte vërtet përfundimin e luftës ajo “nuk do të kishte dërguar përforcime në Ukrainën jugore dhe nuk do të kishte kryer vrasje masive në territorin ukrainas”, tha presidenti ukrainas. Në një intervistë me revisten “Shtern” Gerhard Schröder ishte shprehur për “lajme të mira” pas vizitës javën e kaluar në Moskë. “Kremlini dëshiron një zgjidhje përmes negociatave”, tha ish-kancelari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …