Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë. Ai ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Sipas KFOR-it, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për koordinimin mes BE-së dhe KFOR-it në mbështetje të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Vizita e sotme në Kosovë ishte e dyta në mandatin e Sorensen; si i tillë, ai nuk e humbi rastin të shkëmbejë mendime me Komandantin e KFOR-it për zhvillimet në situatën e sigurisë në mbarë rajonin. Komandanti i KFOR-it nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm, thuhet në njoftim.
