Vizitohen përfituesit e grantit “Komuna për të rinjët”

Përfaqësues të Bankës Botërore, përfaqësues të Ambasadës Japoneze, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të  Community Development Fund – CDF dhe Komuna e Ferizajt gjatë ditës së sotme kanë vizituar organizatat Qendra Sociale SWOK Kosovo dhe HANDIKOS në Ferizaj si  përfitues të grantit “Komuna për të rinjtë”. Kjo vizitë është realizuar në fshatin Manastirc,  ku është bërë një ekspozë e aktivitete të realizuara në 4 muajt e fundit dhe në fshatin Varosh e Zaskok si dhe në lokacione tjera në qytet, të cilat zbatohen nga SWOK Kosovo. Po ashtu u vizituan edhe zyret e Handikos Ferizaj,  ku drejtori Enver Kosumi, të pranishmit i njoftoi në lidhje me të arriturat e grantit që kjo organizate është duke i zbatuar. Këto aktivitete u financua nga projekti Municipalities for Youth  që financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Community Development Fund – CDF, dhe participuar financiarisht nga Komuna e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …