leoni

Viziton RKL-në, veterani 82 vjeçar, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaqir Dervishaj

Viziton RKL-në, veterani 82 vjeçar, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaqir Dervishaj

Sot, erdhi për një vizitë në Radio Kosova e Lirë, veterani 82 vjeçar, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaqir Dervishaj, i njohur si “plaku më plis”. Ai ka qenë pjesë e luftës për liri që nga fillimi deri në përfundim. Në bisedën e tij, ai shprehu falënderimin për programin tonë duke theksuar se kujdesi për historinë e luftës është një detyrë e rëndësishme. Ai tha se flej e zgjohem  me Radion Kosova e Lirë, po ashtu e shoh shumë edhe  TV Diellin.

Duke vlerësuar veçanërisht kontributin e Ahmet Qeriqit, drejtorit të RKL-së, ai tha se duhet të shpallet hero i gjallë për punën që nuk ndali asnjëherë.

Shaqir Dervishaj, ishte në luftën çlirimtare, së bashku me tre djemtë e tij. Ai është babai i komandantit të UÇK-së, Musa Dervishaj, luftëtar i orëve të para të lirisë, i cili është invalid i luftës. Familja Dervishaj ka qenë cak i sulmeve dhe bastisjeve të shumta nga policia serbe edhe në vitet para luftës për veprimtari atdhetare.

Kontrolloni gjithashtu

Safete Shala: Homazhe për Dëshmorët e Kombit Hamdi Ibish Berisha dhe Kasim Rexhep Shala

Homazhe për Dëshmorët e Kombit Hamdi Ibish Berisha dhe Kasim Rexhep Shala Me rastin e …