Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Vonesa e emërimit të ambasadorëve në disa shtete të botës është akt i papërgjegjshëm i Qeverisë

Ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vonesën e  emërimit të  ambasadorëve në disa shtete të botës e ka quajtur  akt i papërgjegjshëm të  Qeverisë. Fatkeqësisht jo vetëm në Amerikë,  por ne jemi pa ambasador, në Bruksel, në Londër tani e pothuajse tre vjet, jemi pa ambasador edhe në Berlin. Në shumicën e misioneve diplomatike Ambasadat tona janë pa titullar, Është për të ardhur keq që edhe pas shumë muajsh nuk kemi misione diplomatike funksionale. Nuk arrij ta kuptoj pse, meqenëse që të tre titullarët e institucioneve bartëse të politikës së jashtme vijnë nga e njëjta listë zgjedhore. Përderisa më herët mund të ketë pasur përplasje, mospajtime brenda bartësve të institucioneve, nuk besoj që tani është ky rast”, shtoi ajo. Unë s’kam asnjë problem me shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikë, mirëpo këtu ka munguar hapi i dytë dhe kjo është punë krejt e papërgjegjshme, ka saktësuar zonja Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …